PDK në Drenas: Votimi po ecën mirë, Nisma po bën presion

Në një konferencë për media Betim Berisha, zëdhenës i shtabit zgjedhor të PDK-së ka folur në përgjithësi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Drenas.
Sipas tij, në përgjithësi po votohet mirë dhe lirshëm.
Ai ka thënë se të gjitha vendvotimet kanë filluar të monitorohen me kohë.
“Unë dua t’i ftojë qytetarët e Drenasit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre, qytetarët të mos bien pre e disa deklaratave që janë të pamatura dhe te paverifikuara mirë. Në Nekoc procesi është duke shkuar mirë. Po në atë fshat sekretari i NISMA-së, Shyqri Bytyqi ka bërë presion para qendrës së votimit.”, ka thënë ai.
Berisha ka deklaruar se qytetarët e Drenasit janë duke treguar qytetari të madhe në procesin zgjedhor, dhe se deri më tani PDK nuk ka shënuar asnjë incident në teren. Në Drenas po votohet lirshëm dhe pa asnjë incident.