NISMA: Votimi në Nekoc është ndërprerë

Dega e Nismës në Drenas ka njoftuar se në një qendër votimi në fshatin Nekoc është ndërpreprë aktualisht procesi i votimit.
Arsyeja e ndërprerjes së votimeve është për shkak të mosfunksionimit të llampave verifikuese.
“Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, reagon në lidhje me qendren e votimit nr.0310E01R, në Nekoc. Këtu është ndërpre votimi për shkakun se nuk janë duke funksionuar llampat verifikuese.
Edhe pse në lidhje me këtë problem janë të informuara të gjitha organët gjegjëse, mirëpo kjo qender është ende e mbyllur” thuhet në njoftim.