Lladrovci gabimisht u bën thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës të votojnë në Drenas (VIDEO)

Kandidati i PDK’së për Kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci u ka bërë thirrje gabimisht gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin e të votojnë në Drenas.
Gabimisht, ai ka falënderuar banorët e Kosovës, për atë qytetarinë e treguar në raundin e parë për Kryetar të Drenasit.
“I përshëndes gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët më 4 dhjetor kanë treguar një qytetari në votimin e lirë dhe demokratik në Drenas. I ftoj edhe sot që ata të dalin të gjithë…”, ka thënë Lladrovci, shkruan Gazeta Express.
Lladrovci para se të hynte në garën për kreun e Komunës ka shërbyer si Ambasador në Tiranë. Ishte edhe deputet i PDK’së. Më herët kishte qenë anëtar i Kryesisë së AAK’së.
Sot dihet nëse ai do të jetë Kryetar i Drenasit apo garën do ta fitojë Isa Xhemajlaj i NISMA’s për Kosovën.