KIZ: Deri në ora 11 u shënuan 77 raste të parregullsive në Drenas (Video/Foto)

Koalicioni për Integritet Zgjedhor ka treguar për parregullësitë që po e karakterizojnë procesin e sotëm zgjedhor.
Sipas KIZ, deri në orën 11 dalja e qytetarëve është 8%, e krahasur me zgjedhjet e 4 dhjetorit është më e vogël.
Parregullsi janë në 77 vendevotime ku ka pasur edhe votime me asistencë, si dhe fotografim i votës, në dy raste, raporton Indeksonline.
KIZ njoftoi se ka pasur votim të dyshimtë, në fshatin Nekoc përkundër që në gishtrinjët ishte se ishte prezenca e sprejt.
Po ashtu ka pasur edhe tentim për votim të shumfishtë në tri raste.
Vëzhguesit e Koalicionit kanë evidentuar një numër të madh të rasteve të votimeve me asistencë. Sipas të dhënave deri në orën 11:00 janë raportuar 77 raste. Rastet e tilla janë evidentuar në këto qendra:
0302E/04r – 2 raste
0304E/01r – 4 raste
0304E/02r – 4 raste
0305 E/01r –1 rast
0305E/02d – 3 raste
0306E/01r – 3 raste
0306E/02r – 1 rast
0306E/03r – 3 raste
0325E/01r – 4 raste
0325E/02d – 4 raste
0326E/01d – 1 rast
0327E/01r – 3 raste
0327E/02d – 4 raste
0312E/01d – 4 raste
0306E/04d – 2 raste
0307E/01r – 2 raste
0307E/02d – 4 raste
0308E/01r – 4 raste
0308E/03d – 3 raste
0309E/01r – 1 rast
0309E/03d – 6 raste
03010E/01r – 2 raste
0310E/02r – 2 raste
0310E/03d – 2 raste
0301E/02r – 3 raste
0301E/04r – 1 rast
0301X/01r – 2 raste
0301X/02 – 1rast
0301X/03 – 1 rast
Fotografimi i votës:
Raste të fotografimit të votës janë raportuar 2 raste në këto vendvotime:
Në qendrën 0301X/01 – 1 rast
Në qendrën 0302E/04r – 1 rast
Votim i dyshimtë
Në qendrën 0310E/02r në fshatin Nekoc, një person është lejuar të votoj përkundër që në gishtërinjtë e tij është identifikuar prezenca e sprejit. Arsyetimi i anëtarëve të KVV-së ka qenë i pakuptimtë duke thënë se prezenca e sprejit ka ardhur si rezultat shpërndarjes së ushqimit apo kontaktit fizik me dikë që tashmë ka votuar.
· Mungesa e formularit për ankesë
Nga vëzhguesit e Koalicionit është raportuar se në qendrën 0301E/04, mungon formulari për ankesa.
· Tentim për votim të shumëfisht
Sipas vëzhguesve të Koalicionit, në Qendrën e Votimit 0310E/01r, janë raportuar tri raste të tentimit të votimit të shumëfishtë, por një gjë e tillë nuk është lejuar.
Meqenëse trendi i daljes së qytetarëve në zgjedhje është tejet i vogël, Koalicioni vazhdon ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit që të dalin në votime, për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare dhe Kushtetuese./Indeksonline/