Ja si ka votuar fshati i Jakup Krasniqit
Gazeta Express ka siguruar rezultatet e zgjedhjeve në Drenas, në fshatin Negrovc, prej nga vjen edhe zyrtari i lartë i Nismës, Jakup Krasniqi.
Express mëson se kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, ka arritur të marrë 235 vota në një klasë të këtij fshati.
Ndërkaq, kundërkandidati i tij nga radhët e PDK’së, Ramiz Lladrovci ka marrë 178 vota.

