Delawie: E mrekullueshme, po shoh njerëz të përkushtuar në Drenas (Video)

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie vazhdon të qëndrojë në Drenas ku po vëzhgon nga afër zbalotazhin që po mbahen për kryetar komune.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, Delawie ka thënë se po sheh njerëz të përkushtuar në zgjedhje dhe se kjo gjë për të është e mrekullueshme.

“Jam këtu për ti vëzhguar zgjedhjet lokale në Drenas. Po shoh që kemi komisioner dhe vëzhgues të përkushtuar, vëzhgues nga partitë politike dhe organizatat joqeveritare. Mendoj se kjo është e mrekullueshme” ka thënë Delawie.