Shpërthim i fuqishëm në Turqi, ka të vdekur (Foto/Video)

Shpërthimi ndodhi në një autobus i cili gjendej afër një universiteti në qytetin Kayseri.Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një autobus jashtë një universiteti në qytetin turk të Kayseri, duke lënë 25 persona të plagosur dhe një numër ende të panjohur të vdekur, raporton Reuters.
Ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare për çfarë e shkaktoi shpërthimin, por një dëshmitar ka pohuar se ka shpërthyer një makinë e cila ishte afër me autobusin.

