Pamje të tmerrshme nga shpërthimi në Turqi (Foto/Video)

Një shpërthim i fuqishëm që ndodhi para pak minutave në një autobus i cili gjendej afër një universiteti në qytetin turk të Kayseri, ka lënë 25 persona të lënduar, por besohet se ka edhe shumë të vdekur
Shifra e të vrarëve ende nuk dihet, mirëpo sipas dëshmitarëve, thuhet se dhjetëra persona kanë vdekur, shkruan BBC.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare se si ndodhi shpërthimi, mirëpo një dëshmitarë ka thënë se ka parë një makinë e parkuar në afërsi të autobusit, që ka shpërthyer.




