Pamje tmerri: Kësi bombardimi si në Aleppo nuk keni parë asnjëherë (VIDEO+18)

Bombardimet dhe tmerrret që kanë ndodhur në Aleppo në qytetin e dytë më të madh në Siri kanë shokuar dhe kanë tmerruar mbarë botën.
Nga bombardimet e pamëshirshme të regjimit siran kanë vdekur një numër i madh i civilëve duke përfshirë edhe fëmijë, gra e pleq.
Autobusët dhe autoambulancat janë të gatshme të evakuojnë njerëzit nga zonat e mbetura nën kontroll të kryengritësve në Aleppo të Sirisë. Por, për të dytën ditë me radhë ka pasur një pasiguri nëse plani do të vazhdojë siç është rënë dakord.
Aktivistët dhe zyrtarët mjekësorë lokal kanë njoftuar se forcat pro regjimit qëlluan mbi një ambulancë që u përpoq të largohej nga territori i mbajtur nga kryengritësit, duke plagosur të paktën tre persona.
Rishfaqja e dhunës ishte një nga arsyet për shtyrjen e evakuimit që ishte paraparë të fillonte të mërkurën, pasi të dyja palët e konfliktit fajësuan njëra tjetrën për shkeljen e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.
Largimi përfundimtar i kryengritësve nga Aleppo do të shënojë një fitore të madhe për diktatorin sirian Bashar al-Asad. Forcat e tij kanë ndërmarre një fushatë ushtarake të mbështetur nga Rusia, e cila qe përshpejtuar në javët e fundit.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë video nga më të tmerrshmet ku shihet edhe tmerri që po përjetojnë civilët e pafajshëm sirian.


