Veseli e Lladrovci fushatën e zhvillojnë edhe në Negroc

Kreu  i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli bashkë me kandidatin për kryetar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin dhe njerëz nga partia e tij, kanë qëndruar mbrëmë vonë në fshatin Negroc të Drenasit, për të bërë fushatë për Lladrovcin.

Tubimi është mbajtur në shkollën e fshatit ndërsa mësohet se aty Lladrovci ka marr mbështetjen e disa banorëve për balotazhin që mbahet me 18 të këtij muaji.

Lladrovci u premtoj banorëve të Negrocit rregullimin e infrastrukturës.

Ndryshe, fshati Negroc njihet edhe si fshati i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë