I ftohti siberian dhe dita më e ftohtë e dhjetorit

Temperaturat do të vijojnë të bien nga dita në ditë, duke e bërë të dielën ndoshta ditën më të ftohtë të dhjetorit. Sipas sinoptikanëve kjo është pasojë e rrymave të ftohta siberiane.

“Deri ne fundjave pritet te jemi ne ndikimin e motit te kthjellet por shume te ftohte. Pritet te kemi serish ne fundjave edhe nje tjeter renie duke bere qe termometri te zbrese ne zonat malore deri ne -10 apo -11 grade”, tha Lajda Porja.

Kryesisht Këto janë vlera , më të ulëta krahasuar me mesataren shumëvjeçare të muajit në të cilin ndodhemi.

Megjithatë parashikohet që i ftohti siberian të largohet nga java e ardhshme, duke e bërë motin pak më të ngrohtë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë