Familja Trump nxjerr vajzën në ankand për një arsye shumë të fortë

Eric Trump, djali i presidentit të sapozgjedhur amerikan, ka nisur një fushatë të re për mbledhjen e fondeve të cilat do shkojnë për spitalin e fëmijëve St.Jude.

Fushata konsiston në një ankand të hapur ku objekti për të cilin do luhen shuma parash është një kafe me motrën e tij, Ivanka Trump. Ofertat e para nisin nga 50 mijë dollarë dhe fituesi i ankandit do ketë mundësinë të kalojë 30-45 minuta me vajzën e Donald.

Gjatë kësaj kohe, ai do monitorohet nga shërbimi secret dhe do ketë mundësinë të bëjë fotografi me të. Megjithatë, ndalohet në mënyrë kategorike një autograph i çfarëdolloji. Takimi do të mbahet në Washington ose New York dhe do jetë pjesë e axhendës së saj për vitin 2017.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë