Xhemajlaj: Thaçi po bën fushatë në Drenas, kam fakte

Kandidati i Nismës për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka folur për fushatën zgjedhore që po zhvillohet për balotazh ndërmjet tij dhe kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci.
Xhemajlaj ka thënë se përveç figurave kryesore të PDK’së, për Lladrovcin po bën fushatë edhe ish-kreu i kësaj partie, tanimë president i vendit, Hashim Thaçi.
Ai ka treguar se menjëherë pas fillimit të fushatës për balotazh, Thaçi ka takuar veteranët në Drenas, dhe kjo, sipas kandidatit të Nismës, ka qëllim të fushatës për Lladrovcin.
Përveç veteranëve, Xhemajlaj ka treguar që së fundmi presidenti ka takuar edhe familjet biznesore të Drenasit, dhe kjo, sipas tij, nuk mund të quhet rastësi, siç po e quajnë zyrtarët e PDK’së.
Xhamajlaj në “Komiteti” ka shtuar se figurat qendrore të PDK’së dhe të presidencës janë takuar me qytetarë edhe nëpër oda, ku kanë ndaluar incizimet.