Liberta Spahiu është një nga moderatoret më të njohura në Kosovë. Prej kohësh tashmë në televizion, ajo është një ndër femrat më të bukura të showbizzi-t . Para pak minutash moderatorja e”Prive” ka shkruar një status në llogarinë e saj të Facebook drejtuar disa personave të cilët nuk ka dashur ti përmend duke i quajtur “analfabet”.
“Miq të dashur ejani dhe prekni me dorë pjesët e mia të “intervenuara” në trup e fytyrë… kënaqem…#imbecilpopull #analfabetpërjetëemot”- shkruan Spahiu në Facebook.
Ditën e sotme nëpër portale ka qarkulluar lajmi se Liberta ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë. E gjitha kjo ka nisur nga një fotografi që vetë moderatorja ka postuar në rrjetin social Instagram në të cilën shkruante.
“Për një lëkurë të pastër dhe përplot shkëlqim sidomos gjatë këtyre ditëve të ndotura. Mezoterapia.”
Si pasojë shumë media kosovare kanë shkruar se bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë gjë e cila ka tërhequr vëmendjen e Libertës aq sa të reagojë në këtë mënyrë./Blitz.al/
