Kosova, vendi ku mungon gjithçka!
KOSOVA, VENDI KU:
Nuk ka Stadium Nacional te futbollit; – Nuk ka Stadium te futbollit qe i përmbush kriteret e UEFA-s e FIFA-s; – Nuk ka Pallat Sportiv Nacional (për basketboll, hendboll, volejboll dhe sportet individuale); – Nuk rinovohet palestra e madhe ne Pallatin e Rinise, e djegën para 15 vjetëve për shkak te ‘pronësisë’ (Komandantëve); – Nuk ka Palestër për sportet dimërore; – Nuk ka Pishine Olimpike; – Federatat sportive i udhëheqin njerëzit e njëjte për ma shume se ni dekade;
– Kryetaret e Federatave (ni pjese e mire) nuk dinë anglisht; – Krejt zyrat e Federatave (përpos asaj te basketit) gjenden me nji objekt, ne Shtepine e Sportit, ku rrinë gullumuq e truq; – Sporti është i lidhur ngushte me politiken; – Çdo pranvere ka dyshime per kurdisje ne futboll; – Trenerat fajësohen gjithmonë me apo pa arsye dhe shkarkohen sa hap e mbyll syte; – Referat jon te rrezikum (ne rangjet ma te ulta) ne çdo moment;
– Drejtuesit e klubeve (ni pjese e mire e tyre) nuk kane lidhje me sportin; – Futbollistët pushojnë deri ne 3 muaj gjate dimrit per shkak te infrastruktures se mjerueshme (fushave me lloç dhe me bazen); – Basketbollistët, hendbollistët, volejbollistët e sportistat e sporteve individuale merdhihen gjate dimrit ne palestrat e acarta; – Ju vonohen disa muaj rrogat sportistëve;
– Sportistat (ni pjese e madhe e tyne) i marrin rrogat ne dore (nuk ju ec stazhi) e klubet me këtë rast ju ikin tatimeve; – Klubet dhe Përfaqësueset (shumica) turpërohen me rezultatet e dobëta ne arenën ndërkombëtare; – Nuk ka laborator për kontrollet antidoping; – Donatoret shpenzojnë pare pa e nxjerr asni cent per shkak te mungeses se funksionalizimit te Ligjit per Sponsorizim;
– Huliganet shkaktojne probleme ne fusha/palestra e nuk dënohet kërkush per shkak te mungeses se funksionalizimit te Ligjit per Huliganizem; – Shkelen me dy komte te drejtat e sportisteve dhe klubeve se mungon funksionalizimi i Ligjit per Sport; – Mungon Shoqata e Futbollisteve, Basketbollisteve, Hendbollisteve etj, e cila kish me i mbrojt ata; – Shumica e sportistave jon te detyrum ta bojne ni pune te dyte, per me mbijetu dhe me majt familjen; –
Thuajse çdo sportist osht i zhgënjyem edhe ëndërron me dal jashte; – Sportistët (pjesa derrmuse) paguhen veç 8-10 muj e jo per krejt vitin; – Sportistët (pjesa derrmuse) nuk kane sigurim shendetesor; – Sportistët perballen hala me refuzime vizash; – Disa futbollistë dhe trajnerë, bojne marrëveshje gojore me klube, pa nënshkruar hiç kontrata; – Zyrtare klubesh a Federatash i fryjnë (rrisin) faturat kur dalin jashtë per naj aktivitet sportiv per me nxjerr naj euro; – Disa klube pjesemarrese ne garat evropiane i kane bo mijera kilometra me autobus, se me aeroplan shume shtrejte;
– Atletet rrxohen e çallamiten se s’ka shteg modern te atletikes (mbretëreshës se sportit); – Nuk ka fusha te tenisit për gara ndërkombëtare (nevojiten 4 fusha dhe nje objekt përcjellës ne nje hapësire); – Qitesit dhe shenjtaret ankohen se ju kane dryshk pajisjet; – Nuk ka shtigje adekuate për skijim dhe per sportet dimerore; – Ekzistojne disa sporte veç si emer, pa kurrfare aktiviteti.
Karlingu, Lundrimi, Kalërimi dhe Pentatloni Modern jon katër sportet qe po flejne; – Krejt bohen analista per naj çashtje te caktume te sportit; – Kendohet himni kombetar kur lujne ekipet kosovare ne mes vete; – Me familje s’bon me shku me kqyr ni loje se shikuesit ma shume e shajne ekipin kundershtar se qe e mbeshtesin ekipin e tyne; – Gazetaret kane kushte mizerie ne percjelljen e ngjarjeve sportive; Etj etj etj…
P.S. – Nuk është gjithçka zi. Ne sportet luftarake, doren ne zemer, mos mjau hup djemve e qikave, kemi pas suksese nderkombetare. – E kemi xhudisten Majlinda Kelmendi, qe na solli medaljen e arte ne pjesemarrjen e pare te Kosoves ne Olimpiade; – Nora Gjakoven, qe e fitoi medaljen e bronzte ne xhudo, ne Lojerat Evropiane ne Baku; – Distria Krasniqin, po ashtu xhudo, kampione e Evropes (U-23); – Donjeta Sadiku, nenkampione botërore dhe kampione evropiane per te reja ne boks; – Dhe, Herolind Nishevci, qe se fundmi e fitoi medaljen e bronzte ne Botërorin e karatesë.
Shkruan: Moral Pozhegu (Gazetar i vitit 2015 në sport)