Deputetja Musliu e turpëruar me gjendjen e stacionit policor në Prishtinë (Foto)

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu është ndjerë sot e turpëruar me kushtet e mjerueshme të Stacionit numër katër të Policisë se Kosovës në Prishtinë.

Në disa foto të postuara në ‘Facebook’, shihet gjendja e keqe e këtij stacioni. Deputetja e PDK-së i ka bërë thirrje ministrit të Punëve të Brendhshme, drejtorit të Policisë, dhe kryetarit të Prishtinës qe të bëjnë zgjidhje urgjente për punëtoret e këtij stacioni, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë i Ganimete Musliut:

Shume here si çdo qytetar edhe une u ndjeva krenare me te arriturat e Policise se Kosoves si ne nivel vendi ashtu edhe ne ate nderkombetar.

Sot u ndjeva e turperuar dhe e zhgenjyer por jo asnjeher me Policine e Kosoves. Sot u zhgenjeva nga organet kompetente te sigurise te cilat kane lene ne kushte te mjerueshme Stacionin kater te Policise ne Prishtine.Çka do qe shkruaj nuk e pershkruan dot gjendjen mizore ne ate stacion. Prandaj i beje thirrje Ministrit te Puneve te Brendshme z.Skender Hyseni, Drejtorit te Pergjitheshem te Policise z.Shpend Maxhuni dhe Kryetarit te Komunes se Prishtines z.Shpend Ahmeti qe urgjentisht te bejne nje zgjidhje per punetoret e ketij Stacioni Policor.

P. S Fotot jane realizuar sot gjate vizites me anetaret e Komisionit Parlamentar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë