Duhani mbyt mijëra njerëz çdo vit në Kosovë

Shefi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skender Syla, ka thënë se sipas statistikave të kësaj organizate, si pasojë e duhan-pirjes del se në Kosovë vdesin rreth 2000 mijë persona.

Ndërsa rreth 200 individ të tjerë llogaritet se vdesin si pasojë e qëndrimit në ambiente të mbyllura ku konsumohet duhani, apo si quhet ndryshje duhan-pirja pasive.

“Në nivel global si pasojë e duhan-pirjes vdesin në botë rreth 6 milionë njerëz në vit dhe rreth 600 mijë si pasojë e duhan-pirjes pasive”, ka thënë Syla në Puls të KTV-së.

Ai ka thënë se pikërisht vullneti politik po mungon, andaj ky ligj nuk është duke u zbatuar, e rrjedhimisht është duke e dëmtuar shëndeti i popullatës.

“Kërkojmë nga zyrtarët më të lartë të shtetit, që të bëjnë çmos dhe të niset një ofansivë për kontrollin e duhanit”, ka thënë Syla.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë