Zgjerohet koalicioni kundër PDK-së në Drenas

Kandidatit të Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlt pritet t’i dalë në mbështetje edhe Partia Fjala dega në Drenas. Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se kjo parti dhe kandidati i saj, Vehbi Berisha pritet të dalin publikisht në mbështetje të Xhemajlajt.

Sipas këtij burimi, ish kandidati i kësaj partie do të takohet sot gjatë ditës me Xhemajlajn ku do t’i konfirmohet mbështetja në garën e balotazhit për kryetar të Drenasit.

E në anën tjetër, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas ende nuk ka vendosur se cilin kandidat do ta mbështes në balotazh.

Bedri Nika, kryetar i LDK-së për Drenas ka thënë për ‘Indeksonline’, se nesër dega e kësaj partie do të mblidhet dhe do të dal me vendimet e saja për balotazhin, i cili për herë të parë po mbahet në Drenas.

“Besoj se nesër vendos Kryesia e Degës në Drenas. Tani për tani nuk kemi vendim”, ka thënë Nika.

Ai ka mohuar se koalicioni në nivel qendror mes PDK-së dhe LDK-së mund të ketë ndikim në marrjen e vendimit të degës se LDK-së në Drenas.

Ndryshe, një ditë më parë Nisma për Kosovën ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ish kandidatin e pavarur të Drenasit, Xhavit Drenori. Ky i fundit ka thënë se nuk do të jetë prezent në fushatën e Nismës, por qe i ka kërkuar elektoratit të tij qe të mbështes Isa Xhemajlajn në garën për kryetar të Drenas.

Koalicion parazgjedhor Nisma ka nënshkruar edhe me Elmi Thaçin dhe degën e AKR-së në Drenas.

Ndërsa, PDK ka paralajmëruar se nuk do të bëjë koalicione parazgjedhor me asnjë parti dhe se koalicioni i vetëm qe do ta bëjnë janë qytetarët e Drenasit.

Balotazhi për kryetar të Drenasit zhvillohet më 18 dhjetor. Fushata pritet të nisë të hënën dhe do të zgjasë pesë ditë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë