LDK ende e pavendosur për balotazhin në Drenas

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Drenas është e vetmja parti që ende nuk është deklaruar se cilin prej kandidatëve në balotazh do ta mbështesë.
Derisa AKR, Fjala dhe asamblisti i pavarur Xhavit Drenori, i kanë dhënë mbështetje Isa Xhemajlaj të NISMA-s, LDK është në pritje të ofertës së ndonjërit prej kandidatëve.
Në balotazh janë Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i NISMA-s.
Zgjedhjet do të mbahen me 18 dhjetor dhe do të jenë mjaftë interesante pasi që të dy kandidatët kanë mjaftë përkrahës.
Në rast që Ramiz Lladrovci e humb këtë garë atëherë PDK për herë të parë bie nga pushteti që prej pas luftës./DrenicaOnline/