Ky është vendimi i Kuvendit Komunal të Drenasit (Dokument)

Dje në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Drenasit u morr vendim me vota unanime dhe u miratua “Strategjia për Gratë ndërmarrëse në Komunën e Drenasit për periudhën 2017 – 2022”, dokument ky mjaft strategjik dhe i nevojshëm për të gjithë qytetaret e Drenasit, e veçanërisht për gratë ndërmarrëse në Drenas.
Asamblisti Vehbi Berisha thotë se nëpërmjet të implementimit të kësaj strategjie do të iu krijohen kushte për rritjen e aktiviteteve të ndërmarrëse të grave, Komuna e Drenasit do të ofroj përkrahje të gjitha grave për tu bërë ndërmarrëse (Gratë në biznes) si dhe do të ofrohet përkrahje të gjitha grave në biznes për rrjetëzimin në nivel lokal dhe kombëtarë me qellim të avokimit për interesat e tyre.
Berisha ka falënderuar të gjithë kontribut-dhënësit (pa i cek me emra, veç e veç), të cilët ndihmuan hartimin e kësaj strategjie, e deri tek miratimi i saj në Kuvendin Komunal të Drenasit nga koleget Asambleist/e./DrenicaOnline/