Aksident i rëndë në Dollc të Klinës (FOTO)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Dollc të Klinës.
Në aksident sipas një lexuesi të DrenicaOnline, janë të përfshira dy vetura me targa RKS ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë disa persona të lënduar.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rastit./DrenicaOnline/