Sabit Gecit i keqësohet gjendja, 4 pjesëtarë të EULEX-it e ruajnë me armë të gjata në QKUK (Video)

Ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Gecit ka disa ditë që i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Kështu ka deklaruar në një prononcim për “Indeksonline”, avokati i tij, Haxhi Millaku.

Ai thotë se në fund të nëntorit Geci ishte shtruar në Spitalin e Pejës, mirëpo me rekomdanimin e mjekëve ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Gjendja e keqësuar shëndetësore ishte me datën; 15,16,17 nëntor dhe e kanë bartë disa herë në spitalin e Pejës. Më pastaj është dërguar në QKUK dhe aty ka qëndruar me datën 17 nëntor nën përcjelljen e gardianëve dhe EULEX-it. Këta të fundit i kanë ndjetë në dhomë derisa ai ka bërë kontrollet në Emergjencë.

Më tej, Millaku thekson se ish-eprorit të UÇK-së i është bërë presion psikologjik nga një monitorues i EULEX-it në QKUK, respektivisht në Kirurgjinë Vaskulare.  Madje, ai thotë se ka shkuar edhe më larg.  “Mbrëmë edhe katër trupa të EULEX-it me armë të gjata i kanë ndejtë në dhomë”

Poashtu, mbrojtës i Gecit thotë se para disa ditësh gjendja i është keqësuar tejskajshme dhe i njëjti ka humbur edhe vetëdijen gjatë rrugës.

“Po mos të ishte një teknik i burgut të Dubravës t’ia kthente shpirtin sepse ka pas bllokim të trurit dhe gjatë gjendje është pru në Emergjencë. Unë para dy netëve kam qëndruar deri në ora 3:00, ndërsa në 4:30 kthehet përsëri në burg”, ka thënë ai.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtorë Sabit Gecin për krime lufte, dhe ai është dënuar me 12 vjet burg. /Indeksonline/ Alban Muhaxheri/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë