Pse Drenori mendon që njerëzit e Thaçit nuk e mbështetën Lladrovcin? (Video)
Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, ish-kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka folur për fushatën zgjedhore në Drenas, pjesë e së cilës u bënë edhe zyrtarët e nivelit qendror.
Ai ka thënë se pjesëmarrja në fushatë e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët janë pjesë e kabinetit qeverisës, i ka ndihmuar kandidatit të tyre, Ramiz Lladrovci, që të tubojë vota, dhe ka ndikuar që shumë njerëz të binden të mos votojnë kundër tij.
Drenori ka thënë se njerëzit e ish-kryetarit të PDK’së, Hashim Thaçi, tash president i vendit, nuk e kanë përkrahur zgjedhjen e Lladrovcit si kandidat për kryetar të komunës, por megjithatë kanë marrë pjesë në fushatën e tij, sepse ndjeheshin të obliguar.
Këtë përkrahje nga njerëzit e Thaçit, Drenori në “Komiteti” e ka quajtur si përkrahje të zorit. /Express/