NISMA takon strukturat, afron elektoratin opozitar (Foto)

Strukturat e NISMA për Kosovën në Drenas janë mobilizuar për balotazhin që do të mbahen me 18 dhjetor për kryetar të komunës së Drenasit.
Sonte në një sallë gjigante në periferi të Drenasit janë mbledhur përfaqësuesit e NISMA-s por aty shihet edhe elektorat i partive tjera opozitare.
Ndryshe para pak orësh në mes të NISMA-s dhe AKR-së është nënshkruar marrëveshje koalicioni që kjo e fundit ta mbështetës Isa Xhemajlajn në raundin e dytë të garës për kryetar të Drenasit.