Krasniqi: Shkuarja në balotazh ishte e papritur

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se janë befasuar me mos fitoren e Lladrovcit në zgjedhjet në Drenas dhe shkuarjen në balotazh.
Ai në emisionin “Republika” me Dardan Gashin në Tribuna Channel ka thënë se shkuarja në balotazh ishte një lajm i papritur për ta dhe PDK-në.
Megjithatë ai ka shprehur bindjen se 18 dhjetori do e bëj Ramiz Lladrovcin kryetar të Drenasit.
Krasniqi është shprehur i bindur për fitorën e Lladrovcit duke thënë se 4 kandidatët që kanë marrë vota më së shumti në këto zgjedhje ishin njerëz të PDK-së dhe kjo edhe ka ndikuar që ata të marrin vota, ndërsa tash balotazhi do i kthej votuesit tamam në Partinë Demokratike.
Emisionin e plotë mund ta shikoni nga ora 20:45 në Tribuna Channel.