Incident në kafenenë e Arllatit, arrestohet një person për kanosje

policia-e-kosoves

Sot rreth orës 03:30 nga hetuesit policor të stacionit të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Arllat, saktësisht në një kafene, ku me armë zjarri, është kërcënuar ankuesi (45 vjeç, mashkull shtetas i Republikës së Kosovës).

Me të marrë informatën, policia menjëherë ka ndërmarrë një varg veprimesh, që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

> K. H, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Po ashtu lidhur me rastin në fjalë policia ka konfiskuar :

> Një Pushke automatike AK-47

> Një karikatorë si dhe

> Dyzetedy fishekë të kalibrave të ndryshëm

Pas arrestimit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit, prej 48 orësh. Ndaj tij janë hapur rastet Kanosje dhe Mbajtje në pronësi posedim, kontroll i paautorizuar i armëve, raporton DrenicaOnline.

Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./DrenicaOnline/

thumbnail_informacion-40

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë