Thaçi: Po analizojmë shkaqet se pse AKR nuk arriti të futej në balotazh
Kandidati për kryetar të Drenasit nga Aleanca Kosova e Re, Elmi Thaçi ka theksuar se është i zhgënjyer pasi pritjet dhe mbështetja qytetarë ka qenë shumë më e madhe për AKR-në në Drenas.
Thaçi ka theksuar se ai dhe ekipi i AKR-së janë duke analizuar këtë rezultat dhe shkaqet pse AKR nuk ka arritur që së paku të futet në balotazh.
Gjithashtu sipas kandidatit të AKR-së nuk ka ende ndonjë vendim sa i përket koalicionit të mundshëm në Drenas.
Ky është postim i plotë:
Të nderuar qytetarë të Drenasit
Të dashur miq
Përkundër faktit që ne si AKR kemi arritur të katërfishojmë rezultatin, jam I zhgënjyer ngase pritjet dhe mbështetja qytetare ka qenë shumë më e madhe për AKR-në.
Megjithatë, unë dhe ekipi im I AKR-së në Drenas jemi duke analizuar këtë rezultat dhe shkaqet pse AKR nuk ka arritur së paku të futet në balotazh.
Sa I përket ndonjë koalicioni të mundshëm, ende nuk ka kurrfar vendimi se si do te veprojme por e them me kompetencë të plotë se I takon ekskluzivisht presidentit të partisë z.Behgjet Pacolli që të vendos pas konsultave me kryesine e ngushte te AKR.
Unë si kryetar I degës, dhe e gjithë dega e AKR-së në Drenas jemi të vendosur që të vazhdojmë të rrisim dhe fuqizojmë AKR-në në Drenas, për tu ofruar dhe zbërthyer qytetarëve programin dhe vizionin zhvillimor ekonomik të presidentit Pacolli.
per fund i falenderoj shumë të gjithë qytetarët e Drenasit për mbështetjen.


