LDK e disponuar për ta mbështetur kandidatin e “Nismës” në Drenas

isa-xhemajli-nismaKryesia e Lidhjes Demokratike në Drenas nuk do të hyjë në koalicion e as nuk do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet për Drenas.

Kështu po thotë shefi i shtabit në këtë komunë, Raif Billali. Kontaktuar nga Gazeta Express, Bilalli ka thënë se në mbledhjen e kryesisë së kësaj komune, të mbajtur sot, anëtarët nuk kanë shprehur vullnet për mbështetje të PDK-së për kryetar të kësaj komune.

“Jemi duke i pritur rezultatet përfundimtare. Por disponimi i anëtarëve të kryesisë është dhe në përgjithësi i elektoratit është se me PDK-në nuk hyjmë në koalicion. Nesër në orën 4 do ta vazhdojmë mbledhjen. Definitivisht nuk besoj që do të jemi bashkë me PDK-në”, ka thënë Bilalli.

Tutje ai u shpreh se kjo parti po e sheh si opsion që ta mbështesin kandidatin e “Nismës për Kosovën” në këtë komunë.

“Nisma mbetet opsion ose do të qëndrojmë indiferent”, ka thënë ai.

Ndërkohë që të dielën mbrëma kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka njoftuar se në bazë të rezultateve preliminare, në Drenas do të zhvillohet një rreth i dytë i votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë