Hasani: Çka është more kjo heshtje morti në PDK?
Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën ka komentuar heshtjen e PDK-së pas rezultatit të djeshëm të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit.
Në një shkrim të tij në FACEBOOK, Hasani thotë se PDK po hesht sepse e ka rënd që të shkojnë në balotazh në bastionin e tyre.
Ja postimi i plotë i tyre:
Ku mbeten deputetët, ministrat dhe tërë “armata” e PDK-së që rrahshin gjoks se kanë me dalë fitues në Drenas?
Ju arsyetoj që po heshtni sepse është e rëndë që të humbisni në bastion tuajin. Është e rëndë të thyheni aty ku keni dalë gjithnjë fitues me 90 për qind.
Ju po heshtni sot, sepse e dini që shkuarja në balotazh është humbje për ju. Edhe përkundër premtimeve milionëshe qytetari i Drenasit dje ju tregoi se më nuk mashtrohet dhe se duan të qeverisen nga njerëz të ndershëm.
Tani po fillon një fazë e re për NISMA’në. Derisa ju po thyheni ne po rritemi. Drenasi është paralajmërim se ndryshimet po vijnë në gjithë Kosovën. Mos e keni shqetësim Drenasin, mos e vajtoni sepse, mbahuni sepse kështu si Drenasi do të ju rrëshqas nga duart e gjithë Kosova.
Nga dje në këtë vend, po fryn një erë ndryshimi.
Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën