Drenasi shkon në balotazh: Lladrovci vetëm 46 për qind

llad_1480881966-6161260Organizata “Demokracia në Veprim” që ka monitoruar zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme në Drenas, për kryetar të komunës, ka publikuar rezultatet e para jozyrtare.

Nga 65% të vendvotimeve të numëruara nga DNV, del se kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci ka fituar 46 për qind të votave.

Kandidati i Nismës, Isa Xhemaljaj ka fituar 25 për qind të votave.

Kandidati i pavarur, Xhavit Drenori ka fituar 13 për qind të votave, ndërkaq ai i AKR’së, Elmi Thaçi ka fituar 7 për qind të votave.

Kandidati i LDK’së, Bedri Nika sipas DnV’së ka fituar 6 për qind të votave./GazetaExpress/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë