Deputetja e PDK-së i thyen rregullat, ja veprimi i saj! (Foto)

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Sala Berisha Shala, është parë në vendvotimin e fshatit Negroc të Komunës së Drenasit, ndonëse nuk ka të drejtë vote në këtë fshat.
Indeksonline ka arritur të sigurojë disa fotografi ku deputetja është parë në një ambient brenda shkollës ‘Jusuf Gërvalla’ në Negroc duke diskutuar me komisioner dhe duke marrë një grup njerëzish jashtë shkollës, veprim ky i cili nga vëzhguesit në këtë qendër votimi është cilësuar si “presion” tek votuesit dhe organizatorët./Indeksonline/


