PDK në Drenas: RTK-ja gaboi, e theu heshtjen zgjedhore

kadr-veseli-ramiz-lladrovci

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, reagon ndaj thyerjes së heshtjes zgjedhore nga ana e Radio Televizionit të Kosovës, me rastin e ritransmetimit të debatit të zhvilluar nga kandidatët për kryetar të Drenasit.

Ritransmetimi i debatit në ditën e heshtjes zgjedhore, është shkelje e rëndë e heshtjes zgjedhore, ligjit për zgjedhje lokale, kodit etik dhe kodit zgjedhor.

RTK ka ritransmetuar debatin e zhvilluar nga kandidatët për kryetar të Drenasit, sot, kur heshtja zgjedhore është në fuqi.

PDK i bën thirrje televizionit publik që mos të bie nën ndikimin e subjekteve politike që kanë për qëllim manipulimin e publikut përmes mediave, ndërsa fton që edhe subjektet politike por edhe mediat të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe kodin zgjedhor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë