Mbi 3 mijë euro për ushqimin e qenve në Burgun e Dubravës (Dokument)
3 mijë e 480 euro, do të shpenzohen nga buxheti i shtetit, për ushqimin e qenve të Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Kjo është bërë e ditur në tenderin, që Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan Indeksonline.
“SEMENARNA SHPK”, është emri i operatorit të përzgjedhur, për të kryer punët në SHKK. Derisa në garë për të fituar tenderin, kanë qenë tre operatorë.
Data e dhënies së kontratës është bërë me 30 nëntor, ndërsa nënshkrimi i saj pritet të bëhet me 8 dhjetor të këtij viti.
Në përshkrimin e lëndës nuk ka ndonjë specifikë sa i përket tenderit që SHKK, ka shpallur. /Indeksonline/