Noizy e quan Kullën e Eiffel, një copë hekuri (Foto)

noizy_1480616275-924329Duke patur një anxhendë gjithmonë të zënë me koncerte të shumta jashtë Shqipërie, të bën të mendosh se reperi Noizy kishte vizituar pothuajse çdo shtet europian.

E dinit që Noizy nuk kishte qenë më parë në “qytetin e dashurisë”, Paris? Kjo është hera e parë që reperi ndodhet “Midis Parisit” dhe sheh nga afër kullën e famshme Eiffel.

Përshtypja? “Më në fund e pashë nga afër, goxha hekur”, shkruan ai . Nuk e dinim gjithashtu që Noizy nuk qenka fare romantik.

Rastësia ka bërë që 30 vjeçari të ndodhet në Paris në të njëjtën kohë me anëtarin e grupit rival, Agon Amiga i cili ka postuar gjithashtu një foto përballë kullës. /intv/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë