290 zyrtarë policor të angazhuar për zgjedhjet në Drenas (Video)
Policia e Kosovës ka përpiluar planin operativ për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit të cilat do të mbahen të dielën me 4 dhjetor.
Do të këtë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policor të cilët do ta sigurojnë të gjithë procesin zgjedhor.
Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channal ka thënë se numri i zyrtarëve policor që do të angazhohen gjatë kësaj ditë do të jetë 290 dhe të njëjtit do të punojnë me orar të zgjatur, 12 orësh.
“I kemi 28 qendra të vendvotimeve në gjithë komunën e Drenasit, po ashtu i kemi dy qendra të votimeve mobile dhe tri të tjera nëpër burgje të ndryshme, ku mund të votojnë qytetarët e Drenasit të cilët janë në vuajte të dënimeve dhe që të gjitha do të sigurohen nga zyrtarët policor”, ka thënë Morina.
Ai po ashtu ka thënë se gjatë ditës së diele do të jenë të angazhuar edhe dy prokuror në Drenas.
“Në çdo veprim të jashtëligjshëm që do të bëhen në qendrat e votimeve, do të veprohet në koordinim me prokurorin”, ka thënë Morina.
Ai ka treguar në detaje se si do të veprojnë zyrtarët policor dhe shpreson se i tërë procesi zgjedhor do të shkoi pa incidente sikurse po shkon edhe fushata parazgjedhore./Tribuna/