PDK e Drenasit thotë “se të paguar të LDK-së po prishin rendin në fushatën zgjedhore”
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, përmes një kumtese për medie, reagon ndaj tendencave të prishjes së rendit në fushatën zgjedhore.
Sot, në tubimin e zhvilluar në Çikatovë të re, një person, rast social, së bashku me birin e tij, ka tentuar të prish rendin e tubimit elektoral të ftuar publikisht nga Dega e PDK-së në Drenas, thotë kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Personi në fjalë, i cili, sipas kumtesës, gjatë ditës ka marrë ndihma ushqimore nga LDK-ja në Drenas, pas tentimit të prishjes së këtij tubimi elektoral, është larguar nga organet e rendit.
Në fund kumtesa fton partitë politike, iniciativat dhe të pavarurit që garojnë në këtë fushatë zgjedhore për të parin e Drenasit, të tregojnë kulturë, tolerancë dhe demokraci në fushatën zgjedhore.