PDK i ofendoi qytetarët e Drenasit me kandidatin për kryetar!
E kemi bastion dhe bëjmë çfarë të duam me të!? E kemi në dorë, themi çfarë të duam pa menduar fare, përsëri do na votojnë. Nuk kemi nevojë të angazhohemi me punë e projekte sepse e kemi të sigurt fitoren. Nuk ka rëndësi se kënd e kemi kandidat, mjafton edhe një fëmijë apo edhe krejt një analfabet sepse e kemi bastion dhe do fitojmë.
KJO ËSHTË QASJA E PDK-s PËR DRENASIN!
Qytetarët e Drenasit zakonisht e kanë përkrahur PDK-në si subjekt sikur në zgjedhjet lokale po ashtu edhe në ato nacionale për arsye të ndryshme pak si vlerë të shtuar të demokracisë pas monopolit politik të kohës së para luftës e më shumë si parti e krahit të luftës ku udhëheqësit e saj ishin kokat më të larta të UÇK-së. Mund të ketë edhe ndonjë arsye tjetër, mirëpo ajo çfarë është me rëndësi të kuptohet qytetarët e Drenasit nuk ishin rastësisht bastion i PDK-së, ata thjesht respektuan vetveten dhe u sillën mjaftë të qytetëruar gjatë këtyre viteve.
Çfarë po ndodhë në fakt? PDK e ka bërë zakon që në vendet ku e ka cilësuar si të sigurt fitoren është sjellur në mënyrën më të padrejtë të mundshme, sikur ata qytetarë i detyrohen për jetën PDK-së. Unë nuk mund të kuptoj se si 17 vite pas luftës nën qeverisjen lokale të PDK-së, 9 vitet e fundit me PDK-në në qeveri qendrore ende qytetarët e Drenasit kanë mungesë gjërat më elementare të mundshme e të domosdoshme për jetesë, edhe pse gjithnjë më se 80% e përkrahen në Vazhdimësi PDK-në.
Një parti nën udhëheqje normale nuk do kishte më fytyrë me ju dalë përpara qytetarëve të Drenasit por do t’ju kërkonte falje për tërë këto vite që përkrahjen ua hudhi në baltë.
Mirëpo PDK vazhdon me zakonin e saj që në qytetet ku mendon që i ka bastion të sillet në mënyrën më të pa ndërgjegjshme me votuesit e saj. Tani pas tërë këtyre marifetllëqeve që i përmendem (shumë t’jera të pa përmendura) për Drenasin PDK ua ofron një kandidat për kryetar më të pa duhurin të mundshëm, për intelektin e tij normal që më mirë e dinë qytetarët e këtij qyteti. Nuk ka ofendim më të madh për votuesit e një partie sesa një kandidat i tillë.
Qytetarët e drenasit janë intelektual janë njerëz të shkolluar që gjithnjë e kanë dëshmuar veten si njerëz të pushkës dhe pendës.
Me të drejtë ata ndjehen të ofenduar, të nënçmuar me një kandidatur të tillë. Jam i sigurt se ata do të dinë të reagojnë në kohë siç kanë ditur gjithnjë të reagojnë dhe ti thonë JO këtij ofendimi katastrofal nga PDK dhe ta zgjedhin një kandidat tjetër për kryetarë të Komunës.
Ata nuk do të identifikohen si qytetarë që sollën në krye të Komunës një njeri të padijshëm. Ata më shumë se çdo qytetarë të këtij vendi e meritojnë një përfaqësim të mirë dhe kushte shumë më të mira për jetë.
Aspak nuk dyshojë në reagimin e qytetarëve atje për një jetë më të mirë.
Vota është më shumë së veprim fizik, vota është një ‘copë’ shpirti që bartë shpresë, emocion, motivin e besimin, andaj qytetarët e Drenasit duhet dinë se kujt t’i falin këtë ‘copë shenjtërie’! Përfundimisht, qytetarët e mbi të gjitha fatosat, pionierët dhe të rinjtë nuk meritojnë një ‘Ambasador të Melkizedekut’ për te parinë e komunës së tyre fisnike! Nga: Besim Rizani |