Medina Hajraj, 17 vjeçe, ka fituar kurorën e vajzës shqiptare më të bukur në botë. Ajo vjen nga Suedia dhe është me prejardhje nga Prishtina.
Medina ka qenë pjesëmarrëse edhe në Miss Kosova 2016 ku është zgjedhur përcjellësja e dytë e Miss Kosova, Camila Barraza.
Aktualisht bukuroshja e cila jeton në Suedi vazhdon shkollimin në qytetin e saj atje dhe ajo është marrë edhe me modelim para se t’i futej garës për më të bukurën e Kosovës dhe për shqiptaren më të bukurë në botë.