Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Prekaz, gjuajti në drejtim të një anëtari nga familja Jashari

Mbrëmë pas mesnatës ka pasur gjuajtje me armë në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt. Gazeta Sinjali raportoi sot se një person është sulmuar me armë zjarri derisa ka qenë me automjetin e tij në lëvizje.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i arrestuar për këtë rast është D.Balaj, 28-vjeçar, i cili po dyshohet se ka gjuajtur në drejtim të veturës së një anëtari të familjes Jashari (emër i njohur për redaksinë).

Pas arrestimit të të dyshuarit, Policia ka konfiskuar armën e përdorur dhe 8 gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë