Tri vjet nga vdekja e atdhetarit të shquar Gani Syla

Sot, në trevjetorin e kalimit në amshim të atdhetarit dhe ish kryetarit të komunës, Gani Syla, kryetari Ramiz Lladrovci me familjarët, kolegët dhe qytetarët, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij të paharrueshme.
“Sot, nderuam një nga personalitetet më të shquara të komunës tonë, mësuesin e devotshëm, atdhetarin e përkushtuar, njeriun e mirë, shokun tonë, Ganiun, i cili na la një trashëgimi të madhe me kujtime të paharruara, me libra të çmuar, me shembuj qëndrese e rezistence dhe gjenerata të tëra të arsimuara në frymën atdhetare”, ka thënë Lladrovci.
Urtësia, sinqeriteti dhe përkushtimi i tij për interesin publik e nacional, sipas Lladrovcit, mbetet i papërsëritshëm, andaj, kujtimi për të do të trashëgohet ndër gjenerata.
Lavdi jetës dhe veprës së Gani Sylajt!