Lladovci takon qytetarët e Dobroshecit: Projektet për këtë bastion të PDK-së, do të realizohen

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se sonte me Abelard Tahirin, kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, kanë takuar qytetarët e Dobroshecit, ku kanë theksuar rëndësinë e daljes në zgjedhje dhe fitoren e PDK-së në të gjitha komunat ku garojmë për balotazh.
“Ne nuk do të ndalemi të punojmë dhe të jemi komuna me qeverisjen më të mirë lokale në vend. Projektet për këtë bastion të PDK-së, do të realizohen sikur në të gjitha lokalitetet e komunës”, ka thënë Llasrovci.
Zgjedhjet e 14 nëntorit, sipas Lladrovcit do të jenë rikonfirmim i rrugës tonë shtetndërtuese, përkushtimit për të gjithë qytetarët, sepse të gjithë i meritojnë të mirat që ofron pushteti lokal. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin!
/DrenicaOnline/