Lladrovci viziton katër lagje të Abrisë, zotohet për projekte

Lagja Muliqi, Demaku-Kodra dhe Hysenaj në Abri, ishin mikpritësit tanë për takime rreth zgjedhjeve lokale, daljes në zgjedhje dhe zotimet e mia për këto lagje dhe për këtë fshat.

Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili është në garë edhe për një mandat nga PDK.

“Kam theksuar se përfshirja e të gjithë qytetarëve dhe lagjeve në të mirat e pushtetit lokal, me trajtim të barabartë si për infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe fushat tjera, është detyrë dhe obligim yni”, ka thënë Lladrovci.

Ai thotë se puna e tyre do të jetë e pandalshme, ashtu sikur gjatë këtij mandati, do të punojnë për të mirat që mund të ofrojë pushteti lokal, me përkushtimin e tyre dhe qëndrueshmërinë e dëshmuar. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë