Lladrovci viziton lagjën Beqiri në Drenas, flasin për projektet e radhës

Takimi në Drenas, në lagjen Beqiri, ishte rast të diskutojmë për punët e mira dhe punët që na presin në komunën tonë.
Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat nga PDK.
Ai tha se prioritetet e qytetarëve që u ceken atu, janë prioritete të qeverisjes së tij, shqetësimet e ngritura dhe të debatuara, do të realizohen, sepse, ngritja e cilësisë së jetës të qytetarëve është detyrim yni.
“Qeverisja e mirë, me shërbime të mira për të gjithë qytetarët pa dallim, është vlerë e komunës tonë. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin”, ka thënë ai.