Lladrovci viziton Parkun e Biznesit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar sot Parkun e Biznesit.
Njoftimi i Lladrovcit:
Vizita tek Parku i Biznesit, takimi me disa nga bizneset, ishte në kuadër të takimeve, për t’i njohur ata, me punën tonë në favor të përmirësimit të vazhdueshëm të klimës së të bërit biznes, lehtësirave dhe përkrahjes së biznesit.
Ishin dy vite me pandemi dhe ne për ta ndihmuar biznesin në komunën tonë, kemi hequr taksën për operim, që brenda dy viteve është mbi 825.000 euro.
Parku i Biznesit 2, lehtësirat dhe krijimi i kushteve për biznes në afërsi të këtij parku nga personat privat, përkrahja e themelimit të bizneseve të reja, përkrahja e të rinjve dhe grave në biznes, informimi dhe përkrahja për aplikim në fondet globale për të shtuar konkurrueshmërinë dhe prodhimin vendor, subvencionet dhe heqja e taksës së operimit, janë disa nga angazhimet tona.
Ne qëndrojmë fort në përkrahje të biznesit, duke qenë krenar me kompanitë e qytetarëve të Drenasit dhe bizneset që operojnë në komunën tonë. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin!