Hashim Thaçi: Në ditën e votimit të Ushtrisë së Kosovës kujtojmë rënien e Mujë Krasniqit

Sot janë bërë 20 vjet nga rënia heroike e Komandantit Mujë Krasniqit.

Bashkëluftëtaret e tij, po e kujtojnë Krasniqin, këtë e bëri edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Në ditën e votimit të Ushtrisë së Kosovës, pikërisht sot kur të gjithë ndjehemi krenar me djemtë dhe vajzat e uniformuara, kujtojmë rënien heroike të komandantit Mujë Krasniqi, një prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së”.

“Themelimi i Ushtrisë së Kosovës në 20 vjetorin e rënies së Mujës dhe 40 luftëtarëve të tij është mënyra më e mirë për të ruajtur dhe nderuar kujtimin për të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e UÇK-së”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë