Aksident i rëndë me 6 vetura në Komoran, disa të lënduar (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:20 pranë urës në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa ka edhe persona të lënduar.
“Sot, më 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, që ka ndodhur te udhëkryqi pranë urës në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë.
Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore janë nisur në vendngjarje, ndërsa janë alarmuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për menaxhimin e situatës.
Policia e Kosovës po vazhdon me hetimet dhe menaxhimin e trafikut në këtë pjesë të rrugës. Për informacione të mëtejshme do të njoftoheni në kohë.”, tha Hoxha.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i aksidentit.
VIDEO