Lladrovci: Feronikeli është më i miri, sot na duhet fitorja

Mbrëmë kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qëndruar në Budva të Malit të Zi për të ndjekur nga afër përgatitjet/stërvitjet që po bënë skuadra e Drenasit në futboll, Feronikeli.
Lladrovci është pritur nga kryetari i Klubit, Naser Ramaj i cili e ka falënderuar për punën e madhe që po e bënë në skuadër.
“Së bashku me trajnerin e KF Ferronikeli, Munishi dhe anëtarët e kryesisë së këtij klubi, jemi në konakun e kryetarit të Klubit Futbollistik Ferronikeli, Naser Ramaj, në Budva”. E falënderojmë shumë për mikpritjen e ngrohtë z. Ramaj dhe punën e madhe që bën për klubin”, ka thënë kryetari i Drenasit, Lladrovci, transmeton DrenicaOnline.
Ai ka thënë që se bashku, presim që sot të arrijmë një fitore, në ndeshjen miqësore që na pret.
Fitorja i duhet KF Ferronikeli, për shumë arsye, Ferronikeli është më i miri./DrenicaOnline/