Drenas, një grua sulmohet fizikisht nga një burrë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën një grua pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga një burrë në Drenas.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, transmeton DrenicaOnline.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Me rastin po merret njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit.//DrenicaOnline/