Ky është burri nga Skënderaj që e mbyti rryma

Sot rreth orës 17:30 në rrugën “Marie Shllaku” në Skënderaj një burrë kishte pësuar lëndime nga rryma elektrike.

Viktima e këtij aksidenti është Idriz Prekazi, 53 vjeçar shkruan Jepi Zë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa më vonë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima ka vdekur.

Prekazi ishte punëtor i KEDS dhe humbi jetën pas këtij incidenti tragjik gjatë orarit të punës, ku po i shërbente vendit dhe qytetarëve.

Rastin e ka konfirmuar për Jepi Zë edhe Zëdhënësi i Policisë, Avni Sahiti, i cili bëri të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, i cili tha se z. Idriz Prekazi ishte punëtor, burrë, prind, mik dhe shok shembullor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë