Kadri Veseli viziton Ramiz Lladrovcin, flasin për projekte dhe “Dekadën e Re”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qenë për vizitë te kreu i Komunës së Drenasit, Ramis Lladrovci.

Njoftimi i Lladrovcit:

Loading...
Loading...

Takimi me Kryetarin Veseli, ishte rast të diskutojmë për të arriturat e Degës së PDK-së, projektet e finalizuara, të nisura dhe në vijim për t’u realizuar.

Sipas projeksioneve dhe planifikimeve, ne kemi realizuar më shumë projekte se sa kemi premtuar, andaj ne ballëlartë i presim zgjedhjet, sepse qytetarët e kanë prekë punën tonë, e shohin dhe kanë qasje në to, sepse janë në të mirën e tyre.

Jo vetëm, projektet infrastrukturore, të cilat janë realizuar, ne kemi edhe shumë projekte të cilat, së shpejti qytetarët do t’i shohin. Stadiumi, Liqeni, shkollat, ambulancat, ambienti, rrugët, ndriçimi, trotuaret dhe shumë segmente tjera do të jenë në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Bashkëpunimi në arsim është segmenti i veçantë i të arriturave në komunën tonë, duke pasur marrëveshje me shkollat e Gjermanisë, Finlandës dhe Austrisë, bashkëpunimin ndërkomunal me projekte të përbashkëta si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Takimi i fundit në Baden Würtemberg, me nxënësit e Drenasit që zunë vendin e parë dhe të tretë, në kampin veror, ishte një bashkëpunim që tregon se të rinjtë tanë, janë shembull dhe të gatshëm për sfidat e globalizmit.

Këtu u realizua edhe bashkëbisedimi në mes të Kryetarit Veseli dhe zëvendës Kryetarit të Parlamentit Evropian, Wieland, me zotimin për thellimin e bashkëpunimit në Teknologjinë e informacionit dhe inovacionit.

Ne si komunë, kemi me çka të krenohemi, sepse, kemi arritur të ndalim dukuritë negative të cilat janë edhe pjesë e programit të Dekadës së re, si luftimi i korrupsionit, nepotizmit, uzurpimit dhe dukuritë tjera negative. Gjithsesi, duket theksuar se jemi komunë ndër të parat në Kosovë që kemi larguar zyrtarët me akuzë, deri në përfundimin e procesit.

Ne kemi shprehur gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të mirëqenës së qytetarëve tanë, të kushteve për të bërë biznes, për pritjen e investitorëve duke ofruar maksimalisht lehtësira, si zonë me interes të veçantë në nivel vendi.

Ne e kemi pasur dhe e kemi kujdes të veçantë angazhimin e të rinjve në përgjegjësitë institucionale, iniciativat private si dhe themelimin e biznesit, duke vënë në rend të parë interesimin për të rinjtë tanë, si e tashmja dhe ardhmja e vendit.

Ne jemi të gatshëm për sfidën e 6 Tetorit, sepse, jemi më të mirët, sepse e duam këtë vend më shumë se gjithë të tjerët, punojmë më shumë se gjithë tjerët, sepse ne e kemi Kosovën dhe kombin, ideal mbi idealet.

#KadriVeseliKryeministër
#NdertojmeteArdhmen
#PerTydheShtetin
#DekadaeRe

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë